Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperi Buta ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Posht/Nalt” mban titullin kënga e re e artistit, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
Producimi është realizuar nga Edi dhe Limi, gjersa për projektin është përkujdesur Ari.
Videoja përmban skena të nxehta, gjersa edhe teksti duket se është i tillë i realizuar nga vet Buta.
Këtë të plotë tashmë e gjeni në kanalin zyrtar të Butës në platformën YouTube.
Reperi nga Ferizaj vazhdon të jetë i komentuar për paraqitjet dhe interpretimin, ndërsa që nga fillimi i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor.
Ai momentalisht po vepron si ‘solo’ artist.