Buxheti për vitin 2024 – Opozita e ekonomistët: S’është zhvillimor, nuk u përgjigjet kërkesave të shumë sektorëve

Prishtinë | 12 Nën 2023 | 10:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetë të partive opozitare e ekonomistë kanë vlerësuar se buxheti për vitin tjetër prej mbi 3 miliardë euro, mund të jetë më i madh në krahasim me vitet e kaluara, por që nuk mund të quhet zhvillimor duke marr parasysh inflacioni e lartë dhe ngritjen e çmimeve të shumë produkteve, raporton Ekonomia Online.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kanë quajtur mashtrim për shërbyesit civil rritjen prej pesë për qind të koeficientit të pagave për sektorin publike me këtë Projektligj.

Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti një herësh edhe deputet i PDK-së, tha se buxheti i ndarë për vitin 2024 do të duhej të jetë i realizueshme në të gjitha kategoritë si në nivelin qendror dhe atë lokal, e sipas tij, jo vetëm të jetë i mjaftueshëm.

Aitha se shqetësim tek ky projektbuxhet është mënyra e ndarjes, mënyra e klasifikimit dhe planifikimit.

“Pa dashur shumë që të ndalemi tekë mjaftueshmëria e buxhetit do të thotë nëse këto mjete të planifikuara ndahen sipas kritereve edhe sipas nevojës qytetar, sipas ekonomisë dhe kërkesave ekonomike definitivisht se edhe mund të mjaftojë. Shqetësimin më të madh e kemi tekë mënyra e ndarjes, tekë mënyra e klasifikimit dhe planifikimit. Pastaj vejnë shqetësimi tjetër që nëse nisemi nga parametrat e këtij buxheti që po e lëmë shkalla e realizimit të tij në çështjen e shkallës së planifikimit do të thotë është një disproporcion i madh dhe në këtë relacion ne gjithmonë po kemi planifikim të buxhetit po themi deri diku të mjaftueshëm por kur vije faza e realizimit dhe implementimit të tyre po ngecë dhe po kemi probleme”, tha ai.

Shala shtoi se çështja e rritjes së pagës prej pesë për qind të koeficienti të pagës në sektorin publikë është jashtë parametrave real duke i krahasuara me shkallën e inflacionit.

“Çështja e pesë për qindëshit e ngritjes së pagës është jashtë parametrave real duke i krahasuara me shkallën e inflacionit dhe kërkesat sociale që kanë qenë gjatë këtij viti kalendarik. Ne në këtë relacion kemi pasur qëndrime krejtësisht të ndara nga qeveria dhe konsiderojmë që këtu kemi gabime të mëdha sa i përket çështjes së rritjes së pagave edhe në sektorin publik por edhe në sektorin privat”, tha ai.

Anëtari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfereve, një herësh deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se buxheti i ndarë për vitin 2024 nuk është në favor të zhvillimit ekonomik dhe nuk përkrah ndërmarrësit.

Ai ka pasur kritika sa i përket rritjes prej pesë për qind të koeficientit të pagës për shërbyesit civil, është një mashtrim dhe që sipas tij, nuk u përgjigjet kërkesave të tyre.

“Është një buxhet që nuk shkon në favor të zhvillimit ekonomik, nuk ka pozicione që i përkrah ndërmarrësit, qofshin të vogla, të mesme të mëdha. Nuk përkrah zyrtarët publikë është një shtim prej pesë për qind që është mashtrim i kësaj qeverie dhe në përgjithësi nëse e marrim pezmatueshmërinë e parasë publike në këto tri vite mendoj që edhe viti 2024 do të jetë vit i dështimit sepse ne themi që dita e mirë shihte me mëngjes. E këta që tri vitë asgjë nuk kanë bërë asnjë investim kapital nuk shihet në horizont”.

“Kjo është mashtrim, është vlerë minimale dhe nëse e marrim sa i përket shtrenjtimit enorm të gjërave, kjo nuk i përket me kërkesat e zyrtarëve apo shërbyesve civili”, tha ai.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se duke marr parasysh inflacionin dhe ngritjen e çmimeve buxheti i ndarë për vitin 2024 nuk do të jetë buxhet zhvillimor, sipas tij, ky buxhet do të jetë më tepër i natyrës sociale.

“Buxhetin e kam analizuar në disa dimensione dhe definitivit buxheti paralajmërohet si buxheti më i madh krahasuar me vitin 2023 pra janë më tepër se 100 milionë euro që do të ketë rritje në vitin 2024. Mirëpo nëse e kemi parasysh inflacionin që ka dominuar në vitin 2023 dhe ngritjen e çmimeve qoftë falë ndodhive ndërkombëtare por edhe tregtisë atëherë ky nuk mund të quhet buxhet zhvillimor”.

“E them këtë bazuar edhe në faktin që bazuar pjesa dërrmuese janë shpenzime të parapara një buxhet i tillë do jetë shumë më tepër i natyrës sociale, ku si duket fillon një parapërgatitje për zgjedhje në vitin 2024 apo edhe në 2025″, tha ai.

Të ngjashme