Duket se ka nevojë me theksu edhe një herë që rritja e të hyrave (15%) nga taksat është kryesisht si pasojë e rritjes së inflacionit.
Pasiqë kemi një strukturë negative ekonomike me import dramatikisht të lartë të mallrave (bilanc negativ gati -5 miliardë 💶 në vit apo 50% të GDP), inflacioni ka bërë që vlera e importit të rritet, rrjedhimisht janë rritur taksat.
Koston për këtë rritje e paguajnë qytetarët dhe familjet e Kosovës, fuqia blerëse e të cili është shkatërruar.
Kjo nuk është diçka që kryeministri duhet apo mundet me u krenu. Nëse fuqia blerëse e familjeve ishte rritur, atëherë kishte qenë një moment pozitiv.
Më e keqja është që qytetarët dhe bizneset po ngarkohen me vlerë të larta të taksave, e pastaj qeveria nuk po i realizon projektet zhvillimore apo kapitale, por paratë e mbetura (të pashpenzuara) po i shpërndanë në ndihma e lëmosha.
Ironikisht këto asistenca mbi 1 miliardë në vit po e stimulojnë rritjen e importit dhe taksave që qytetarët po i paguajnë në fundi si pasojë e normave historikisht rekorde të inflacionit.
Një mentalitet e cikël apo proces ekonomik i ngjashëm sikurse të godasësh veten me revole në shputat dhe këmbët tua.