Organizatat partnere të KOSINT kanë organizuar “Konferencën për buxhetimin komunal të planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e tyre në implementimin e buxheteve komunale, raporton Ekonomia Online.
Dritan Shaipi, nga RADC, tha se në mungesa të statistikave nga komunat në lidhje me ndarjet buxhetore që bëhen për komunitet, janë mbledhur për të ditur më mirë së çka kanë planifikuar komunat për këtë çështje.
“Në mungesë të statistikave që na duhen, komunat në përgjithësi nuk buxhetojnë në veçanti për komunitete por në bazë të nevojave. Dhe për këtë e kemi të vështir që t’i paraprijmë. Për këtë i kemi ftuar që të dimë se çka është planifikuar nga komunat, çka ka arrit që të buxhetohet deri tash, çka është paraparë që nuk është bërë deri tash”, tha ai.
Muharrem Asllani, këshilltar politik në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se kjo Ministri ka ndarë buxhet për investime kapitale për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Sipas tij, MAPL-ja nuk do të ndalet që t’iu dalë në ndihmë komunave me projekte që ato kanë.
“Ne si Ministri për këtë vit kemi përmbyllura thirrjet për komunat. Kemi pasur dy thirrje, thirrja për komunitet ka qenë 800 mijë euro dhe komunat kanë pasur të drejtën që të aplikojnë. Shumë shpejt pritet që komunat t’i nënshkruajnë kontratat. Është projekti i ujit prej komunës së Fushë-Kosovës, është në procedura është mbyllur procedura e prokurimit”.
“Në disa informatat thuhet se uji është vetëm për të komunitete, por uni është për të gjithë qytetarët. Përveç kësaj thirrje kemi edhe një nënë thirrje për ndërtimin e shtëpive dhe renovimin e shtëpive që vlerat totale është 3 milionë euro. Kemi arrit që mi nda edhe 3 milionë euro që njohët si masa 1.9, edhe ai si proces i thirrjes është në përfundim. Ne si MAPL zotohemi fuqishëm që do t’i mbështesim komunat që vijën me projekte”.
Armend Behluli, udhëheqës i Zyra për Komunitet dhe Kthim (ZKK) në komunën e Gjakovës, tha se në dëgjimet publike që mbahen për ndarjet buxhetore, e që janë të organizuara vetëm për komunitete, ata nuk janë të interesuar dhe nuk marrin pjesë.
“Sa i përket komunës së Gjakove zyra për komunitet dhe kthim ka vetëm 88 mijë euro, që janë për shërbime dhe mallra si dhe për paga dhe mëditje, në si zyre nuk kemi të ndarë buxhetin për investime kapitale. Kanë qenë dy projekte ku komuna e Gjakovës ka financuara 20 mijë euro. Për projekte e infrastrukturës, 70 mijë euro janë ndarë nga MAPL-ja, 46 mijë nga komuna që kanë me bashkëfinancuar ndërtimin e rrugëve. Fatkeqësisht një numër shumë i vogël marrin pjesë në dëgjimet buxhetore. Interesimi është shumë i vogël. Është viti i tret që organizojmë vetëm për komunitet po shihet interesimi i vogël”, tha ai.
Agnesa Hajradin, drejtoreshë e Administratës në Komunën e Ferizajt, tha se kërkesat që drejtohen nga komunitet në këtë komunë janë zbatuar.
“Të pjesa e administratës pjesa e komuniteteve e ka një favore shumë të madh, ato kërkesa që drejtohen në komunën janë zbatuar të gjitha. Numri i pjesëmarrësve nga komunitete nuk është që ka pasur shumë prezent, por ka pasur pjesëmarrës, ka kërkesa që janë zbatuar. Është interesimi pak sa i vogël nga ana e komuniteteve”, tha ajo.
Bekim Bajrami nga Zyra e komuniteteve në Ferizaj, tha se buxheti i ZKK-së në këtë komunë është 85 mijë euro.
Sipas tij, kjo Zyrë në vazhdimisht ka takime me komunitete dhe mundohen që të i’u përgjigjen kërkesave të tjera.
“Buxheti i ZKK për viti 2023 është 85 mijë euro, dhe këto janë për mallra shërbim e paga. ZKK në Ferizaj ka tri zyre lokale, ne po presim që të marrim zyrtarisht raportin për nevojat e komunitete. Kemi parë që kërkesat janë të llojllojshme”.
“Tani kemi për të mbajtur edhe një takim për planin e veprimit edhe aty do t’i paraqesim këto nevoja. Kemi kontakte të vazhdueshme me komunitete dhe takimet nuk mungojnë. Kërkesat janë gjithmonë në përmasim e sipër, me ndihmën e MAPL ne po synojmë që të ndërtojmë shtëpitë, me zyrtarë po i ndihmojmë që komunitet të i’u ndihmojmë”, tha ai.
Anela Hukic, Zyrtarja e ZKK-së në komunën e Pejës tha se kjo komunë ka 200 mijë euro buxhet për investime kapitale.
“Ne e kemi në buxhet për investime kapitale 200 mijë euro dhe tani është duke u realizuar një projekt në dy pjesë, që është duke u bërë asfaltimi i rrugëve në pjesët ku jetojnë komunitete. Ndërsa komuna kur është në pyetje ndërtimi kthim komuna ka dalë në ndihme në disa vende për ndërtim të shtëpive për rom dhe egjiptian. Kemi përkrahje nga kryetari për këtë. Shumë tokë të komunës kanë dhënë në shfrytëzim”.
Isa Osmani, këshilltar i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, ka pasur disa pyetje në lidhje me zyrtarët e ZKK-së në Ferizaj, pasi sipas tij ka shumë kërkesa që në këtë komunë janë bërë dhe nuk janë marr parasysh nga komuna, raporton EO.
Bekim Bajrami nga ZKK-ja në Ferizaj tha se të gjitha këto kërkesa që janë shtruar janë në dijeni për këto dhe se janë duke u marr me to.
KOSINT është rrjet i organizatave “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, “Balkan Sunfloëers Kosova”, “Roma”, “Syri i Vizionit” dhe “Ashkalia Documentation Center”.