Buzhala e akuzon Kurtin se po i kryen punët e UDB-së

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 12:23 | Nga

Debati për kishën ortodokse dhe paralajmërimi i ish-liderit të Vetëvendosjes, se në Kosovë do të ketë luftë pas pesë vjetësh, ka bërë që të ashpërsohet gjuha ndaj Kurtit.

Buzhala këtë mëngjes në profilin e tij në Facebook ka postuar një shkrim të shkurtër, ku akuzon direkt Albin Kurtin se po i kryen punët e shërbimit inteligjent serb.“Unë nuk jam i sigurt nëse Albini po paguhet prej shërbimeve serbe të inteligjencës, a punën po e bën pa pagesë”, ka shkruar Buzhala.

Ndryshe, më herët kishte qarkulluar edhe një dosje sekrete e autoriteteve të Serbisë, ku figuronin emrat e 489 shqiptarëve, që mbaheshin në burgjet e Serbisë pas përfundimit të luftës, të cilët pas presionit ndërkombëtar dhe ndërrimit të pushtetit në Serbi u amnistuan.

Por, e veçanta e kësaj dosje ishte se vetëm Kurtit te procedura e lirimit i shkruante “I falur”, kurse të gjithë të tjerët kishin arsyesh-mëri tjetër.Ky është postimi i plotë i Buzhalës:“Pas temës se Kishës Ortodokse ne qendër te Prishtinës, tash Lëvizja Vetëvendosje, me ne krye Albin Kurti, po e hapin temën e luftës.

Dhe këtë po e bën hiç me pak se nga Shqipëria, e cila është ne gjendje me u fut ne lufte për çdo gjë tjetër, perveç 8000 hektarëve te Kosovës. Tash paramendojeni:

Albin Kurti nder gjithë këto e vite e ka pasur vetëm një armik: Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe shtetet e tjera te Perëndimit.

E qysh dojmë me luftu na, kur pas vetes nuk e kemi ushtrinë e NATO’se, e as Shqipërinë? Me ter-furka a? Me qene ne shërbim te shërbimit sekret serb, nuk do te thotë qe edhe duhesh me u pagua prej tyre.

Këtë punë mundesh me e krye edhe pa pagese. E unë nuk jam i sigurte nëse Albini po paguhet prej shërbimeve serbe te inteligjencës, a punën po e bën pa pagese. Gjithsesi, ai meriton te paguhet për këtë.

Po bën shërbim te jashtëzakonshëm. Po provon me e armiqësu popullin shqiptar me Bashkimin Evropian dhe SHBA’te pas mbi 30 vjet aleance. Nuk është ky shërbim qe kryhet pa pagese. Lypja paret Albin.

A te ngon populli a jo, kjo është qështje tjetër. Mirëpo ti po e bën te pamundurën. Kurrë mos e harroni: familjen e tij e ka ne njërin prej vendeve me te sigurta ne bote, ne Norvegji. Ky po don me bë lufte me familjet tona…

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme