Gazetari i Nacionale, Berat Buzhala ka shkruar në lidhje me arrestimin e dy zyrtarëve të MINT e biznesmenit Ridvan Muharremi, në lidhje me aferën “Vaji”, e publikuar pikërisht nga gazetari Buzhala, në Nacionale.
Buzhala ka sqaruar se nuk i njeh personalisht asnjërin nga akterët; as Ridvan Muharremin, as zyrtarët e as vet Ministren Rozeta Hajdari.
Sipas tij, krejt raportimi i tij, u bë në funksion të kuptimit për atë se çfarë fshihet pas blerjeve sekrete.
Buzhala ka thënë se tashmë kjo punë, iu takon organeve të rendit e se vet ai më nuk do të merret me këtë çështje, duke theksuar se veprimi i organeve të drejtësisë, edhe kundër pushtetit, shkon në të mirë të shoqërisë.
E fundit rreth qisaj teme, sepse tash merren me kete teme ata qe e kane obligim ligjor:
– Kurre ne jete nuk e kam njofte Ridvan Muharremin, as Rozeten, as Irfanin e Hafizin. Raportimin qe e ka bo Nacionalja per kete teme s’ka pase lidhje me parti politike, por thjeshte kemi insistu me e dite se cka fshihet prapa blerjeve sekrete. Jam boll i vjeter me e dite qe vjedhjet ma te medhaja bohen ne emen te patriotizmit dhe ne emen te sekreteve shteterore.
– Sa ma shume qe kane ngurru me na dhane qasje ne dokumentacionin, qaq ma shume na u kane rrite dyshimet. Pra, refuzimi per me na dhane qasje ne procedurat e blemjeve ka lane shume hapesire per dyshime. Dyshimet jane rrite esktremisht shume kur kemi marre vesh qe personi i autorizuar per me bo blemje osht kane Ridvani, furra e te cilit eshte shnderru ne stacion te rendesishem per partine ne pushtet.
– Kosova eshte tuj e perjetu nje faze teper interesante. Ky eshte leksion per vendet ne tranzicion. Demokracia dhe rendi e ligji me se miri po funksionojkan kur pushteti dhe prokuroria nuk jane ne pozita miqesore me njeri tjetrin. Ky pushtet ka provu me e kape prokurorine, por fale Gjykates Kushtetuese ka deshtu. Tash na po e shohim prokurorine tuj vepru. Ketu vec qytetaret perfitojne.
Vikend te kendshem.