Gjilani nuk arriti të shënonte në udhëtim te Drenica, me takimin që përfundoi pa gola në javën e 22-të në Superligën e Kosovës.
Trajneri i skuadrës gjilanase, Bylbyl Sokoli ka thënë se ende duhet analizuar gabimet dhe aspektin e vetëbesimit.
“Duhet kërkuar ende gabimet dhe duhet kërkuar ende në aspektin e vetëbesimit të ekipit dhe vetëkontrollit të lojtarëve brenda fushës”, ka thënë strategu i Gjilanit për Art Sport.
“Unë e kam të qartë se çfarë duhet të ndryshojë. Duhet pranuar që skuadra akoma nuk është në filozofinë që kërkojmë, unë them që ka pasiguri tek skuadra, na munguan disa lojtar e disa të tjerë nuk ishin gati për shkak të lëndimeve”.
“Unë kam prit pak më shumë nga Çyrbja dhe Kelmendi, por përsëri duhen përgëzuar”, ka përfunduar Sokoli.
Pas javës së 22-të, Gjilani gjendet në vendin e katërt me 32 pikë, gjersa Drenica është në të parafundit me 24 sosh.