Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar se dhe dhunë e sheh si instrument për të përmbysur rendin kushtetues e institucional.
Ai në rrjetin social në Facebokk, e ka krahasuar skenat e dhunës në ShBA me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend dhe protestat e VV-së.
Madje sipas tij, kreu i kësaj partie Albin Kurti ka shkelur Kushtetutën disa herë sa ka qenë në pushtet.
Postimi i plotë:
Nëse e lexoni me vëmendje qëndrimin zyrtar të Albin Kurtit lidhur me aktvendimin e GjK-së, e vëreni se ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar.
Albini seriozisht mendon se kauza e tij është mbi shtetin e Kosovës, ndërsa dhuna politike si instrument për të përmbysur rendin kushtetues e institucional i pranueshëm për derisa ai e “ka legjitimitetin popullor”.
Sulmet në Capitol Hill — Kongresin/Senatin amerikan në esencë nuk dallojnë nga sulmet e opozitës (VV-AAK-NISMA) në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2015. Këtu amb. Delaëie ka të drejtë për krahasimin.
Kjo është edhe arsyeja se pse Albin Kurti nuk ka qenë asnjëhere i kënaqur si KM me pushtetin që e kishte në vitin 2020. Albini kërkon gjithmonë më shumë pushtet për autoritet, e jo pushtet për të qeverisur. Ai, si çdo populist thirrët në ligjitimitet popullor, e jo në legalitetin institucional qe vjen nga mandati i popullit përmes votës.
Kjo është edhe arsyeja se pse ai e kishte shkelur kushtetutën për të disatën here gjatë mandatit të tij 50 ditor. Kjo është edhe arsyeja se pse ai nuk thotë se do ta pranojnë çfarëdo vendimi të GjK-së, por, do ta analizojnë e pastaj këshilli i LVV-së do të vendos. Thua ti se rendi ynë demokratik varët nga disa prepotent të Lëvizjes Vetëvendosje që as bukë nuk ngrënë pa ua thënë Albini, edhe këtu jo rastësisht ai e thekson përseri se “popullin” e ka mbrapa!
Albin mund ta ket përkrahur publikisht Joe Biden për president, por tërë jetën e tij është sjellur si presidenti Trump në ditët e tij të fundit në mandat. I mbërthyer në konspiracione dhe i mbuluar në të pavërteta politike, duke arsyetuar gjithmonë dhunën politike me kauza të rrejshme, siç ka qenë në rastin tonë DEMARKACIONI dhe shkëmbimi i TERRITOREVE.