Zëdhënësi i PDK-së: Gara për merita rreth vaksinës në mes Qeverisë Hoti dhe Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi, ka reaguar në lidhje me ardhjen e kontigjentit të parë të vaksinave anti-covid në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi tha se shteti ynë është sinonim i dështimit në luftën me pandeminë, pasi jemi vendi i fundit në Evropë që është pajisur me vaksina.

Derisa tha se gara për meritat mes Qeverisë Hoti dhe Kurti, janë fyerje për qytetarët e vendit.

‘’ Vaksinat që vijn sot në Kosovë janë donacion/lemoshë për vendet që kanë dështuar që t’i sigurojnë vet ato. Gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi, pasi që këto dy qeveri janë fajtore për keq-menaxhimin e situatës me pandeminë. Kuptohet dikush më shumë e dikush më pak’’, shkroi Bytyçi.

Ky është postimi i plotë:

“Vendi i fundit në Evropë për vaksinimin kundër covid-it, shteti ynë është sinonim i dështimit në çdo aspekt të luftës kundër kësaj pandemie.

Vaksinat që vijn sot në Kosovë janë donacion/lemoshë për vendet që kanë dështuar që t’i sigurojnë vet ato. Gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi, pasi që këto dy qeveri janë fajtore për keq-menaxhimin e situatës me pandeminë. Kuptohet dikush më shumë e dikush më pak.

26 mijë doza të vaksinës janë vetëm për 13 mijë qytetarë, pjesën tjetër llogaritne vet”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme