Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë Qeveria Kurti për 100 ditë ka bërë 100 gabime, por gabimi më i pafalshëm është se e ka kthyer Kosovën ekonomikisht mbrapa së paku për disa vite, duke lënë kështu shumë qytetarë pa perspektivë e shtetin e Kosovës pa të ardhme të sigurt.
Ky është postimi i tij i plotë:
Kaluan më shumë se dy muaj që kur u vendosën masat e Qeverisë për parandalimin e shpërndarjes së virusit Sars- CoV-2 në Kosovë.
Sektori privat u paralizua nga këto masa, por mbështetja ndaj tyre asnjëherë nuk erdhi. Pakoja e ashtuquajtur emergjente financiare e cila u prezantua nga Qeveria Kurti ishte e vonshme, e mangët dhe e pa zbatueshme.
Sot, mijëra vende të punës tanimë janë të humbura, humbjet financiare janë mbi 500 milionë për ekonominë e Kosovës, ndërsa rënia drejtë krizës ekonomike e financiare është paralajmëruar nga Banka Botërore, Zyra në Kosovë.
Kjo qeveri e shkarkuar, do të mbahet mend për 100 gabime për 100 ditë në qeverisje, dhe një gabim tjetër të pafalshëm se ka kthyer Kosovën ekonomikisht mbrapa së paku për disa vite, duke lënë kështu shumë qytetarë pa perspektivë e shtetin e Kosovës pa të ardhme të sigurt.