Bytyqi- Abazit: 1000 testet që ka sjellë Serbia në veri dhe vaksinimi i qytetarëve janë të njëjta

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi i ka thënë se vaksinimi i qytetarëve në veri nga ana e Serbisë, dhe sjella e 1000 testeve nga Serbia në këtë pjesë, në kohën kur qeveriste Kurti, janë të njëjta.

Ai këtë e ka bërë si reagim ndaj Haki Abazit të VV-së, i cili tha se me vaksinimin e qytetarëve në veri nga Serbia po shkelet sovraniteti i Kosovës.

“Tregoni Haki Abazit se nuk ka dallim në mes të 1.000 testeve që i kishte sjellë Serbia në veri të Kosovë gjatë qeverisë Kurti, me vaksinimin e qytetarëve të Kosovës në veri nga Serbia, gjatë qeverisë Hoti”

“Në të dyja raste, koalicionet VV-LDK dhe LDK-AAK-Nisma, kanë dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës”.

“Në esencë, qeveria Hoti është gjunjëzuar para Serbisë, njëjtë siç ishte dorëzuar qeveria Kurti në fillim të pandemisë”, ka shkruar Bytyqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme