Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka vizituar nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, gjatë mbajtjes së testit të Maturës Shtetërore 2018 të afatit të gushtit.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se kjo vizitë është për të parë për së afërmi mbarëvajtjen e provimit të maturës në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, në Prishtinë.
“Konsideroj se komisioni ka bërë një punë të mirë në kohë është përgatitur testi dhe është shpërndarë me kohë, nga informacionet që kemi marrë në të gjitha shkollat ka filluar me kohë mbajtja e testit të maturës, testi i dytë nuk ka pasur ndonjë problematike e cila mundet me u shfaqë dhe që do mund të ndikonte në rezultat”.
“Është pozitive që është parë një seriozitet edhe në pjesën e parë të testit te maturës, një përgjegjësi e madhe edhe e komisionarëve dhe administratorëve dhe kjo ka reflektuar edhe në pjesën e dytë nuk ka pas problematika në asnjë shkollë dhe kjo ka një vlerë, sepse ky ka qenë qëllimi ynë që testi i maturës të kaloj pa asnjë problem qe do mund të ndikojë në rezultatin e nxënësve”, tha Bytyqi.
Drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, tha se në këtë testim gjithçka është duke shkuar mire, por telashi i vetëm është se disa nxënës kanë hequr dorë nga testimi dhe nuk iu kanë nënshkruar testit të maturës. Ai përmendi shkollën “28 nëntori” ku prej 145 nxënësve, 40% prej tyre nuk janë paraqitur sot në testim.
“Në komunën e Prishtinës kemi 967 fëmijë që iu kanë nënshtruar testit të maturës në afatin e dytë, deri më tani nuk kemi vërejtur parregullsi sepse është administruar mirë testi dhe mendoj që do shkoj deri në fund procesi mirë”.
“Kemi një telashe të vogël se në disa shkolla disa maturantë nuk iu nënshtruan këtij testi , sepse ndoshta kanë qenë të pa interesua, por informimin e kemi bërë me kohë deri me tani ata qe kanë qenë gjithçka ka shkuar me rregull”.
“Vërejta shkolla “28 nëntori” prej 145 nxënësve nuk ishin dikund40% e fëmijëve sepse kemi të bëjmë me arsimimin e të rriturve qe e kanë parë vetën ndossta të papërgatitur për maturë dhe kanë heq dorë”, tha Salihaj, raporton Ekonomia Online.