Bytyqi: Bursa nga 2500 në 7500 € për studentët e doktoratës në universitete ndërkombëtare

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi përmes një njoftimi kam bërë të ditur se për studentët e doktoratës, që janë në studime në universitetet ndërkombëtare do të ketë rritje të bursës, nga 2500 në 7500 euro.

“Madje, për dallim nga vitet paraprake, ku kjo kategori e studentëve ka përfituar bursë në vlerë 2500 euro dhe numri i përfituesve ka qenë shumë i vogël, këtë vit jemi në një situatë krejt tjetër, ku të gjithë studentëve të cilët janë duke vazhduar studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më kredibile në botë dhe janë studentë të rregullt në këto universitete, ju kemi ndarë bursa në vlerë 7500 euro”, ka shkruar Bytyqi, raporton EO.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit Bytyqi:

Të dashur qytetarë,

Po ndaj me ju edhe një lajm shumë të mirë për studentët që vazhdojnë studimet në universitetet ndërkombëtare.

Që nga pranimi i përgjegjësisë për të drejtuar dikasterin më të rëndësishëm të Qeverisë në Republikën e Kosovës, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, asnjë moment nuk jam ndalur së angazhuari në funksion të përmirësimit të gjendjes dhe cilësisë në arsim.

Për të bërë ndryshime pozitive e kam parë që duhet të ndërmarr disa politika që prodhojnë rezultate pozitive, e në mesin e tyre janë edhe politikat në arsimin e lartë, me fokus të veçantë zotimet e mija për mbështetjen e studentëve të dalluar përmes bursave të dinjitetshme.

Në funksion të kësaj, MAShT ka ndarë bursa për të gjithë studentët e Republikës së Kosovës të cilët vijojnë studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më të mira në botë.

Madje, për dallim nga vitet paraprake, ku kjo kategori e studentëve ka përfituar bursë në vlerë 2500 euro dhe numri i përfituesve ka qenë shumë i vogël, këtë vit jemi në një situatë krejt tjetër, ku të gjithë studentëve të cilët janë duke vazhduar studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më kredibile në botë dhe janë studentë të rregullt në këto universitete, ju kemi ndarë bursa në vlerë 7500 euro.

Angazhimi ynë për të mbështetur studentët asnjëherë nuk do të ndalet, madje viti 2019 do të jetë vit i realizimit të zotimeve tona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme