Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se opozita ka bllokuar 300 milionë euro.
Bytyqi ka thënë se kjo është përpjekje e qartë për ta fshehur keqmenaxhimin e fondeve të BE-së.
“Akuza juaj ndaj opozitës se “kemi bllokuar 300 milionë euro” është veç një përpjekje e qartë për të fshehur përgjegjësinë e qeverisë suaj për keqmenaxhim të fondeve të BE-së. Faktet tregojnë qartë se bllokimet janë rezultat i mungesës së transparencës dhe keqmenaxhimit të qeverisë suaj, e cila nuk ka bërë përpjekje serioze për të zbatuar reformat dhe për të adresuar çështjet e identifikuara nga BE-ja”, ka thënë Bytyqi.
Reagimi i plotë:
Kusari-Lila duhet të kërkoj falje pse vendi është nën sanksione e jo të shpërndajë gënjeshtra për bllokimin e 300 milionë eurove nga opozita
Dështimin e qeverisë tuaj nuk e mbuloni dot as me gënjeshtra, zonja Kusari-Lila.
Akuza e juaj ndaj opozitës se “kemi bllokuar 300 milionë euro” është veç një përpjekje e qartë për të fshehur përgjegjësinë e qeverisë suaj për keqmenaxhim të fondeve të BE-së.
Faktet tregojnë qartë se bllokimet janë rezultat i mungesës së transparencës dhe keqmenaxhimit të qeverisë suaj, e cila nuk ka bërë përpjekje serioze për të zbatuar reformat dhe për të adresuar çështjet e identifikuara nga BE-ja.
Në vend që të akuzojë opozitën pa bazë, do të ishte më mirë që Mimoza Kusari Lila të angazhohet në adresimin e çështjeve reale që kanë bllokuar fondet e BE-së dhe të japë llogari për mënyrën se si qeveria e saj ka menaxhuar këtë proces.
Para se të tentohet të akuzohet opozita per Marrëveshje, do të duhej të ipej llogari se pse Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm nën sanksione!