Bytyqi: Është e kotë të flitet për zhvillim ekonomik pa arsim cilësor

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 10:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, thotë se është e kotë të flitet për zhvillim ekonomik nëse nuk flitet së pari për arsim cilësor.

“Kënaqësia më e madhe është kur flasim për ndërtimin e një shkolle të re. Konsideroj se nëse flasim zhvillim për ekonomik është e kotë, nëse nuk flasim për një arsim cilësor. Do të përkrahim edhe Komunën e Suharekës. Do të ishte gjëja më  e mirë që kjo shkollë të lëshohet për vitin tjetër”.

“Cilësia arrihet vetëm kur kemi angazhim të përbashkët. Kërkojmë që të kemi angazhim shumë më të madh që t’i kthejmë dinjitet cilësisë në arsim. Kemi nevojë për më tepër disiplinë nëpër shkolla tona, por së pari të krijomë kushte të mira. Komuna e ka padyshim obligim, ashtu sikur e kemi edhe ne”, është shprehur ministri Bytyqi.

Këto deklarata ai ka bërë gjatë pjesëmarrjes në fillimin e punimeve të shkollës “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërrnje të Suharekës.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka drejtuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës për vonesa në realizimin e projekteve në arsim.

“Është 21 shtatori, me 21 gusht kjo shkollë ka me u lëshu, vitin e ardhshëm. Unë e kam një apel për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Mos të ndodhë sikur në të kaluarën me fillue një shkollë e me u zgjatë katër a pesë vite. Rast konkret jemi në Leshan, qe dy vite ka fillue shkolla, edhe më tutje s’ju ka vendosë kulmi. Unë kërkoj prej ministrit, na ndihmuan apo jo, ne vitin e ardhshëm me 1 shtator kjo shkollë ka me fillue me nxënës”, është shprehur Muharremaj.

Enver Shabani në emër të fshatit Tërrnje, shprehu mirënjohje për institucionet lokale dhe qendrore për fillimin e punimeve të kësaj shkolle.

“Sot po vendoset gurthemeli i shkollës së re që për shumë vite e kërkuam dhe e pritëm. Më në fund kërkesa e tyre u bë realitet,” është shprehur Shabani.

Ministri Bytyqi, para kësaj ceremonie, fillimisht është pritur në takim nga kryetari Muharremaj në ambientet e Zyrës së Kryetarit.

   

Të ngjashme