Izedin Bytyqi, që u shkarkua nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm nga ministri i Financave Arban Abrashi, tha se ky vendim është i kundërligjshëm, raporton Ekonomia Online.
“Është vendim i kundërligjshëm, e kam njoftu kryeministrin dhe Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë. Aty u instalu një sekretar kishe, që s’ka të drejtë me thënë sekretar hiq. Ky nuk është drejtor departamenti, pra Zymer Avdullahu.”, ka thënë ai .
“Dje pasi e kam marr vendimin kam shkuar në stacion të Policisë, sepse ky person ka thënë se nuk e njeh vendimin dhe unë i kam thënë Policisë që me u marr ju me këtë dhe me ma liru zyrën por më kanë thënë se me këtë duhet të mirret prokurori”, ka thënë ndër të tjera Bytyqi.
“Kam pasur presione nga grupe kriminale qe disa muaj. Unë nuk lëshoj pe. Vendimi nuk është në rregull. Policia është në situatë të keqe, nuk dishin çka me bë, prisnin nga prokuroria vendimin se si me vepru. Besoj që kryeministri merr veprim për këtë situatë sepse u prish imazhi i zyrtarëve të ministrisë”, tha ai.
Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate ka njoftuar se ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm, Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit është inicuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.