Bytyqi fton DKA-të për të bashkëpunuar me vullnetarët e Korpusit të Paqes

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 13:58 | Nga

Sot, prita në takim përfaqësuesit e Korpusit të Paqes në Kosovë dhe përfaqësuesit e Drejtorive Komunale të Arsimit, me ç‘rast i ftova DKA-të që të nxisin interesimin e komunitetit për të bashkëpunuar me vullnetarët e Korpusit të Paqes, të cilët janë të angazhuar në mësimdhënien e gjuhës angleze.

Qëllimi i këtij takimi ishte sensibilizimi i drejtorëve të shkollave, duke ditur që ka komuna të cilat nuk janë përfshirë në këtë vullnetarizëm të Korpusit të Paqes, në përfitimet që sjellë ky Korpus, diskutimi për mundësitë e reja dhe zgjerimi i bashkëpunimit.

Falënderova përfaqësuesit e Korpusit të Paqes dhe vlerësova punën e tyre vullnetare, në ndihmën që po u ofrojnë mësimdhënësve në dhënien e mundësisë së përfitimit të teknikave të reja të mësimdhënies.

Korpusi i Paqes është një program vullnetarë i drejtuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, misioni i të cilit përfshinë sigurimin e asistencës teknike, duke ndihmuar njerëzit jashtë SHBA-ve që të kuptojnë kulturën amerikane dhe duke ndihmuar qytetarët amerikan që të kuptojnë kulturat e vendeve të tjera.

Ky program ka disa vite që në Kosovë është i angazhuar për të ndihmuar mësimdhënësit tanë në mënyrë praktike. Përmes kësaj forme të bashkëpunimit po bartet edhe kultura amerikane për të cilën jemi mirënjohës, për të gjitha përpjekjet që kanë bërë për popullin e Kosovës. Kërkova që të njoftohen sa më shumë shkollat, në mënyrë që të gjitha shkollat të kenë mundësi të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi e mirë që po ofrohet nga Korpusi i Paqes.

Grupi i parë prej 25 vullnetarëve kanë ardhur për herë të parë në Kosovë në qershor të vitit 2014 dhe vazhdon që të sjellë në Kosovë ndihmën përmes vullnetarizmit të tyre, në vazhdën e të cilave pritet edhe nënshkrimi i një Marrëveshje Bashkëpunimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme