Komuna e Prizrenit reagon pas raportimeve se DKA ka bërë shkelje ligjore në disa emërime

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Më datë 18.03.2021, nëpër mediat elektronike (portale) kanë qarkulluar disa lajme jokorrekte (të paraprira edhe nga disa lajme tjera të rreme, të ngjashme të javëve të fundit), mbi çështjet administrative në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren, me pretendimin se DKA ka bërë shkelje ligjore me rastin e emërimit të Komisioneve Përzgjedhëse për mësimdhënës dhe stafit tjetër në Institucionet Edukative e Arsimore.

Me këtë rast, njoftojmë opinionin publik se ajo, që i është plasuar publikut nëpër rrjete të ndryshme, nuk qëndron as për së afërmi me të vërtetën dhe të gjitha të dhënat në përshkrimin e artikullit janë kontraverze me situatën reale. Lidhur me pretendimin e emërimit të Komisioneve, DKA disponon edhe përgjigjen që është marrë nga Zyra Ligjore në MASH, për ligjshmërinë e përbërjes së komisioneve, pra 𝒏𝒈𝒂 𝒎𝒊𝒏𝒊𝒔𝒕𝒓𝒊𝒂 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒌𝒐𝒏𝒇𝒊𝒓𝒎𝒖𝒂𝒓 𝒔𝒆 𝒏𝒖𝒌 𝒌𝒂 𝒑𝒂𝒔𝒖𝒓 𝒂𝒔𝒏𝒋𝒆̈ 𝒔𝒉𝒌𝒆𝒍𝒋𝒆 𝒍𝒊𝒈𝒋𝒐𝒓𝒆.

Në këto lajme të rreme e të pakonfirmuara, 𝒂𝒏𝒆̈𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒕 𝒆 𝒌𝒐𝒎𝒊𝒔𝒊𝒐𝒏𝒊𝒕 𝒋𝒂𝒏𝒆̈ 𝒒𝒖𝒂𝒋𝒕𝒖𝒓 𝒃𝒖𝒓𝒓𝒆̈ 𝒆 𝒈𝒓𝒖𝒂 𝒗𝒆𝒕𝒆̈𝒎 𝒑𝒔𝒆 𝒌𝒂𝒏𝒆̈ 𝒎𝒃𝒊𝒆𝒎𝒓𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈𝒋𝒕𝒆̈, 𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒇𝒂𝒌𝒕 𝒏𝒖𝒌 𝒌𝒂𝒏𝒆̈ 𝒂𝒔𝒏𝒋𝒆̈ 𝒍𝒊𝒅𝒉𝒋𝒆 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂𝒓𝒆. Në këto lajme po ashtu janë publikuar edhe emrat e personave të apostrofuar në vendimet e publikuara, me ç’rast është cenuar integriteti personal e moral, si dhe është dëmtuar imazhi i tyre, vetëm me qëllim që të krijohet manipulim i opinionit publik kinse ekziston paligjshmëri të vendimeve të DKA-së. Gjithashtu, zyrtarët profesionistë, pa asnjë bazë, janë quajtur militantë partiakë!

Përkundër këtyre lajmeve të rreme, DKA mbetet e hapur dhe transparente për çfarëdo shqetësimi dhe është në shërbim të të gjitha palëve, përfshirë këtu edhe mediat, të cilat si etikë e punës duhet që para shpërndarjes së lajmit të kenë parasysh që të mos bëjnë vetë shkelje, e të konfirmojnë vërtetësinë apo jo të informacioneve që i plasojnë si “lajm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme