Fotografi e vjetër e Prizrenit, kështu dukej qyteti para disa vitesh

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

“Balkanism”, një faqe që publikon fotografi të vjetra nga vende të Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit, që kanë për synim provomin dhe njohjen me kulturën e këtyre vendeve, ka publikuar një fotografi të vjetër të Prizrenit.

Në këtë foto shihen njerëzit duke kaluar kah rrugicat e ngushta dhe me kalldrëm, ato që e karakterizojnë edhe sot Prizrenin.

“Rrugët me kalldrëm dhe rrugicat e ngushta të Prizrenit përshkruajnë shumë nga historia e larmishme dhe e rëndësishme e qytetit”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.

Nuk dihet autori i fotografisë, apo data kur është shkrepur, mirëpo duket se fotoja është e para disa vitesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme