Bytyqi i premton Ramosajt zgjidhjen e problemeve të arsimit në Deçan

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Sipas njoftimit, Bytyqi dhe Ramosaj kanë biseduar për arsimin në Decan, ku MAShT-i, sipas Bytyqit i ka dhënë mbështetje kësaj komune që të zgjidhen problemet dhe instrastruktura në arsim.

Njoftimi i Bytyqit:

Prita sot në takim kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, me të cilin biseduam për zhvillimet në arsim, në veçanti për të arriturat dhe vështirësitë në fushën e arsimit në këtë komunë.

Theksova se MAShT është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar ngushtë me udhëheqësit e komunave, sepse ata i njohin më së miri vështirësitë në komunat që udhëheqin. Duke bashkëpunuar në këtë mënyrë, ne do të mund të zgjidhim problemet që mund të hasen, në kohë sa më të shkurtër.

Po ashtu, i premtova kryetarit Ramosaj, se MAShT do të angazhohet brenda mundësive që ka, për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Deçanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme