Bytyqi: Inspektorati i Arsimit s’funksionoi si duhet, fuqizimi i tij ngrit cilësinë

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 12:40 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë.

Pjesë e këtij dëgjimi publik kanë qenë ministri i Arsimit, anëtarë të komisionit, drejtorë komunal të arsimit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se fuqizimi i inspektoratit do të ndihmonte ministrinë. Bytyqi tha se është vërejtur mangësi në funksionimin e departamentit të inspektoratit.

“Shprsoj që ky takim të dal me rezultate. Inspektorati luan një rol të rëndësishëm.  Ky ligj dhe fuqizimi i inspektoratit do ta ndihmonte ministrinë. Kemi autorizme shtesë për inspektoratin që qëllim i vetëm është ngritja e cilësisë. Edhe te pjesa e arsimit të lartë ku do të ketë një mbikëqyrje të zbatimit të legjislacionit. Departamenti i inspektoratit është vërejtur një mangësi me formën se si ka funksionuar deri më tash. 70 për qind e punës është marrë me analiza të konkurseve të punës. Çdo mendim dhe ide qe mund te vijë na ndihmon që të kemi një Ligj sa më të përshtatshëm”, ka deklaruar Bytyqi.

Kryetari i komisionit parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi, tha se qëllimi i tyre është që të nxjerrin një projektligj sa më të kompletuar, i cili sipas tij ndikon në rritjen e cilësisë në arsim.

“Në madatin e kaluar është punuar në këtë projektligj por për shkak të ndërprerjes së punës së Kuvendit ne e kemi nisur nga zeroja. Nga debati i sotëm komisioni do të marrë shumë informata dhe ide që do të na ndihmojnë në hartimin e mëtutjëshëm. Qellimi ynë është që ta nxjerrim një projektligj sa më të kompletuar sepse ndikon në ngritjen e cilësisë në arsim”, ka thënë Kurteshi.

Me kërkesë të komisionit parlamentar Instituti për Studime në Edukim në Prishtinë (EdGuard) me mbështetjen e KDI-së ka realizuar një hulumtim për Projektligjin e inspektoratit të Arsimit.

Rinor Qehaja, hulumtues në këtë institut, tha se hulumtimi ofron krahasim me ligje të ngjashme të vendeve të rajonit, si me atë të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë.

Ai shtoi përmes inspektoratit sigurohet cilësia në arsim.

“Institut ka hartuar një hulumtim përshkrues. Qëllimi i këtij hulumtim ka qenë përkshkrinin e këtij projektligji me ato të rajonit. Nuk janë trajtuar aktet nënligjore. Qëllimi është që përmes inspektoratit të sigurohet cilësia. Ky projektligj e saktëson se kush e merr iniciativën për inspektim. Rekrutimi i personelit administeatitv është lënë hapur të caktohet me akte nënligjore. Projektligji në fjalë qëndron në vijë me vendet e rajonit, me disa dallime.”

Sipas këtij hulumtimi vlerësimi i performancës së mësimdhënësve si kategori është prezent vetëm në Projektligjin në Kosovë. Në hulumtim thuhet se kriteret për pranim të inspektorëve janë konform ligjeve të shërbyesve civil të vendeve përkstëse.

Sipas hulumtimit sanksionet dallojnë nga vendi në vend, me disa norma të përcaktuëra me Ligje të tjerar me akte nënligjore.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Arsim, Dukagjin Popovci, tha se ka dy vërejtje sa i përket Projektligjit për inspektoratin e Arsimit dhe ato kanë të bëjnë me përfshirjen e inspektoratit në vlerësimin e përformancës së mësimdhënësve dhe statutin e inspektoratit.

“Në qendrën për arsim të kosoves e e kemi analizu ligjin dhe e kemi një vrejte. Ajo është përfshirja e inspektoriatit në vlerësimin e përformancës. Nga krahasimet dhe praktikat tjera unë nuk mendoj që inspektorati duhet të ketë rol afagjatë në licencimin e vlerësimit të përformancës. Propozimi ynë është që këto nene të hiqen. Inspektoriati do të ketë problem të organizohet ashtu sic e parasheh këtë projektligj. Vërejtja tjetër ka të bëjë me statusin e inspektoriatit. Është mirë që thuhet se inspektorati është agjeci e pavarur. Por, këto agjenci nuk po kanë pavarësi”.

Drejtori i inspektoriatit të Arsimit, Defrim Gashi, tha se drafti i projektligjit është i kompletuar.

“Të dhënat personale të mësimdhënësve, nuk duhet të ketë qasje gjithkush në to. E ndjemë pozitivisht që të vlerësojmë nëse mësimdhësi e meriton licencimin. Te statuti, inspektorati kemi paraparë që të jetë organ qëndror brenda ministrisë së arsimit. Nëse inspektoriati del nga ministria e arsimit zbehet autoriteti i ministrisë. Janë tri politika të ministrisë qe janë prioriet, vlerësimi i përformancës së mësimdhënësve, vlerësimi i jashtëm i shkollave dhe  kurrikula. Ky draftligj për rrethanat e sotme është i kompletuar.

Të ngjashme