Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është zotuar që ministria që ai udhëheq do të përkushtohet për realizimin e prioriteteve që dalin nga Agjenda për Reforma Evropiane.
Postimi i plotë:
Sot kam marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, në të cilën u diskutua rreth Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II), si dhe realizimin e prioriteteve që dalin nga kjo agjendë.
Me këtë rast, theksova se MAShT është e angazhuar që të përmbushë me sukses të gjitha prioritetet që kanë pasur të bëjnë me ERA I dhe do të vazjhdojmë të përmbushim prioritetet e agjendës së ERA II.
Gjithashtu, theksova se të gjitha prioritetet e përcaktuara nga kjo agjendë, me disa plotësime, janë bazuar në dokumentet strategjike të MAShT, ndërsa fola edhe për angazhimin për reforma në arsimin e lartë, si dhe punën e vazhdueshme në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim.