Bytyqi në Deçan: Shkollave po iu kthehet serioziteti

Deçan | 17 Sht 2019 | 12:08 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fshatin Irzniq të Deçanit janë duke vazhduar punimet në sallën e edukatës fizike në shkollën e mesme të ulët “Maxhun Çekaj”, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, inspektoi punimet në këtë projekt. Ai deklaroi se me përfundimin e këtij projekti, nxënësit do ta kenë më të lehtë pjesëmarrjen në aktivitetet sportive.

Siç tha ai, nga kjo sallë sportive do të dalin edhe shumë talent të ri, duke shtuar se me angazhimin e përbashkët dhe seriozitet të mësimdhënësve, shkollave po iu kthehet serioziteti.

“Po ndihem mirë që po marrim pjesë në këso manifestime, po na bënë një ambient ma komod për punën që po bëjnë mësimdhënësit tanë. Në veçanti falënderoj banorët e Irzniqit që këtë sallë ta mbyllim. E kemi marrë vendimin bashkë dhe është përkrahur nga Qeveria Haradinaj si dhe me përkushtimin e kryetarit”.

“Do të jemi gjithmonë mirënjohës për banorët e kësaj ane. Tani fëmijët do të kenë ma të lehtë që pjesën kreative, dhe të kemi sa me shumë talent në këtë fushë për të cilën jemi të njohur. Me këtë angazhim të përbashkët dhe seriozitet të mësimdhënësve, shkollave tona po iu kthehet serioziteti”, tha Bytyqi.

Kryetari i Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se ndihet krenar që po përfundon projekti në infrastrukturën arsimore.

“Është mburrje dhe krenari që po bëjmë diçka në infrastrukturën arsimore. Falënderoj ministrin për përkushtimin që ka pasur. Një meritë e veçantë shkon për deputetin Rasim Selmanaj i cili e ka dërguar deri në fund këtë projekt”, tha Ramosaj.

Ish-Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, tha se këtij projekti po i vjen fundi me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë Haradinaj, raporton EO.

“Pare nuk kemi pasur projekti ka mbetur në gjysmë. Por mbas gjashtë muaj u bë realitet, ministri pranoj të përkrah ketë investim, dhe mbështetjen e Qeverisë Haradinaj. Po ndihem krenar që po realizojmë këtë palestër sportive. Të gjitha komunat tjera do ta kenë lakmi këtë projekt”, tha Selmanaj.

Të ngjashme