I riu që gjet i djegur në shtëpinë e tij në Deçan, Policia jep detaje për rastin

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ndodhi dje në Deçan, ku një i ri u gjetë i djegur në shtëpinë e tij.

Sipas Policisë, trupi i viktimës ishte gjetur nga Njësiti i Zjarrfikësve, gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit.

“Fsh. Lloqan, Deçan 17.12.2021 – 06:35.  Njësiti i zjarrfikësve gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit në një shtëpi e cila ishte e përfshirë nga zjarri, ka hasur në trupin e pa jetë të një mashkulli kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Për vdekjen e të riut ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut  Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëlime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme