Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS + “, Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se Kosova do të marrë pjesë në këtë program si e barabartë me të gjitha shtetet e BE-së.
Bytyqi tha se Kosova duhet të paguajë 50 mijë euro nga buxheti i saj për të përmbushur obligimet për funksionimin e programit, raporton Ekonomia Online.
“Kosova do të marrë pjesë në kuadër të rregullores. Kosova do të marrë pjesë në mënyrë të barabartë me shtetet e BE-së. Kontributi financiar duhet të shtohet për të përmbushur obligimet e dala për funksionimin e programit. Kontributi financiar që duhet të paguajë Kosova është 50 mijë euro”.