Bytyqi: Ligji për Arsimin e Lartë nuk e diskriminon askënd

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 19:02 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se me Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, do të përkushtohen në hulumtime kërkimore dhe në studime duke zgjeruar kufijtë edhe jashtë Kosovës. Ai u shpreh se ky ligj nuk do të diskriminojë askënd, raporton Ekonomia Online.

“Qasja në arsimit e lartë, sipas këtij ligji, do jetë e barabartë. Do kenë qasje të gjithë qytetarët, pa asnjë lloj diskriminimi, pa dallim moshe apo dallim tjetër”, tha Bytyqi.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se ky ligj ka mangësi  dhe tendencë t’i vendosë universitetet nën MAShT-in.

“Ligji ka mangësi dhe tendencë t’i vendosë universitetet nën Ministrinë e Arsimit. Është e qartë që situate politike në Kosovë nuk e ka nivelin e duhur demokratik ku do kishim përgjegjësi të plotë ashtu që bordet të ishin të pandikuara politikisht”, u shpreh Nagavci.

Ndërsa, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, tha se në të gjitha universitetet nuk ka asnjë program të mësimit fillor.

“Sot në të gjitha universitetet nuk është asnjë program i mësimit fillor. Dilemma është kush do nxjerrë mësimdhënës. Do jemi të vëmendshëm që të mos ndikojnë persona të caktuar, që të punojnë në interes të arsimit të lartë, jo të individëve, jo në interes politik”, tha Haxhiu.

Në mungesë kuorumi, ky projektligj ashtu si edhe ai për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar nuk janë votuar.

?DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, January 30, 2019

Të ngjashme