Kandidati për deputet nga radhët e AAK-PSD, Shyqyri Bytyqi, ka shpalosur programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD para banorëve në Magure të Lipjanit.
“Ishte kënaqësi që mbrëmë isha në Magure të Lipjanit për të shpalosur para banorëve programin qeverisës të koalicionit fitues AAK-PSD. Duke qenë të vetëdijshëm se shumica e qytetarëve janë të zhgënjyer nga gjendja në të cilën ndodhet vendi, ne u zotuam se gjatë qeverisjes tonë do të dëshmohet se në Kosovë mund të ndodhin gjëra të mira”, ka shkruar Bytyqi.
Ai ka thënë se “Në Kosovë mund të bëhet mirë me njerëz që e duan vendin”.
“Së bashku do t’ia dalim që ta qeverisim vendin si duhet, ta zhvillojmë ekonominë dhe të ofrojmë shërbime më të mira”, ka shkruar Bytyqi në rrjetin social Facebook.
Bytyqi është ministër në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.