Bytyqi në Japoni: Jam i përkushtuar të reformoj arsimin e lartë në Kosovë

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të forumit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS), që është duke u mbajtur në Kijoto të Japonisë, Ministri i Arsimit, Shkencës edhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në takimin  ndërministrorë me ministrat e shteteve pjesëmarrëse në këtë forum, e ku morën pjese mbi 28 ministra.

Ketë takim ndërministrorë të cilën e kryesoi ministri për Shkencë, Teknologji dhe Inovacion i Japonisë,  Takuya Hirai, është diskutuar për Rolin e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (STI) dhe për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Gjatë fjalës time në këtë takim, theksova se ky forum ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rolin dhe zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe informacionit në terren, veçanërisht në shtetet që vijmë ne dhe për më tepër, kjo lehtëson bashkëpunimin e palëve të interesuara dhe ndarjen e praktikave më të mira,” shkruan Bytyqi në Facebook.

Gjithashtu, në këtë takim, Bytyqi thotë se MAShT në kuadër të kompetencave që ka është e përkushtuar të reformojë fushën arsimit të lartë në vend, me qëllim që të kemi një arsim të lartë ku shkenca, teknologjia dhe inovacioni zënë vend të parë arsimimin e gjeneratave te reja.

“Ne si ministri e kuptojmë se proceset e përgjithshme zhvillimore në botë janë të lidhura ngushtë me shkencën, teknologjinë dhe inovacionin. Kjo paraqet bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social dhe pa një zhvillim shkencor të qëndrueshëm nuk mund të ketë ekonomi të qëndrueshme dhe rrjedhimisht një shoqëri të përparuar dhe si rrjedhojë e kësaj duhet rritur investimet në këtë sektor në mënyrë urgjente.”

Në fund të takimit, Bytyqi thotë të ketë përgëzuar organizatorët që kanë dhënë këtë mundësi për të diskutuar, rishikuar dhe shkëmbyer pikëpamjet mbi shkencën, teknologjinë dhe inovacionin për një zhvillim të qëndrueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme