Menaxheri i qendrës më të madhe të votimit në Drenas, shkolla fillore “Rasim Kiqina”, Shefqet Bytyqi ka thënë për EkonomiaOnline se deri në ora 13:30 kanë dalur dikun 14.8% ose 593 votues nga 3 mijë votues sa janë të regjistruar në këtë qendër.
Bytqi ka treguar se nuk ka pasur, ndonjë parregullsi dhe ndonjë incident të mundshëm deri më tani në qendrën “Rasim Kiqina”.
Ai ka treguar gjithashtu që ambasadori Greg Delawie ka qenë në vizitë në këtë qendër dhe ka përgëzuar për zgjedhje te lira dhe demokratike. Bytyqi tregoi se u vetmi shqetësim qe kishte shprehur Delawie ishte numri i paket i votuesve të cilët po dalin të votojnë.