Bytyqi në shkollën “Elena Gjika”: Rezultatet e testit të arritshmërisë pasqyrë e punës së të gjithëve

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 10:51 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, me rastin e mbajtjes së testit të arritshmërisë ka vizituar shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.

Bytyqi tha se pret që nga ky test ketë rezultate reale. Sipas tij, nga ky test përveç arritshmërisë së nxënësve do të shihet edhe puna që është bërë nga të gjithë, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi i matjes së arritshmërisë së testeve nuk ka të bëj vetëm me vlerësimin e nxënësve por për neve është shumë me rëndësi të identifikojmë se cila është situate që të kemi një matjen e përgjithshme të sistemit arsimor e në veçanti ato parauniversitare që ne kemi thënë vazhdimisht që jemi të interesuar me pa dhe me ndryshu gjendjen  e sistemit të matjes së cilësisë”.

“Përafërsisht do t`i nënshtrohen rreth 27 mijë nxënës që do t`i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Përtej numrit jemi të interesuar që rezultatet të jenë reale të tregojnë punën tonë që e kemi bërë gjatë kësaj periudhe”.

Ndërsa Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihu tha se pret që këtë vit arritshmëria të jetë më e madhe.

Sipas Salihut, në komunën e Prishtinës këtij testi do ti nënshtrohen 3573 nxënës në 11 qendra.

“Ma merr menja që arritshmëria ka me qenë më e madhe sivjet nuk bëhet fjalë këtu për kalueshmëri sepse me kalueshmërinë në komunën e Prishtinës vazhdimisht e kemi pas të lartë ne po luftojmë për arritshmëri me qenë 80-90 % prej këtyre pikëve që i ka testi”, tha ai.

“Sa i përket qendrave të testimit ne i kemi 11 qendra, numri i fëmijëve është 3573. Për fat të keq numri i fëmijëve në krahasim me vjet na është zvogëluar, vjet kemi pas gati 4000 mijë fëmijë dhe ky trend i zvogëlimit të fëmijëve fatkeqësisht po vazhdon jo vetëm në qytet por normalisht në fshatra është edhe më i shprehur”.

Nxënësit e klasave të nënta i janë nënshtruar testit të arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.

Këtij testi do t’i nënshtrohen 26 mijë e 949 nxënës në të gjithë Kosovën dhe testimi ka filluar në orën 10.

Rezultatet e testit të arritshmërisë do të publikohen me një qershor, dhe afati i ankesave do të jetë i hapur tri ditë pas shpalljes së rezultateve.

 

Të ngjashme