Bytyqi: Ngritja e cilësisë në arsim, pikënisje për zhvillimin dhe transformimin e shtetit

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 14:20 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim presidenten e RIT Kosova (AUK), Sharon Y. Hart, me të cilën, siç ka njoftuar vetë ai, ka biseduar për rritjen e bashkëpunimit në funksion të përmirësimit të gjendjes në arsimin e lartë në Kosovë, transmeton Ekonomia Online.

“Vazhdimisht e kam vlerësuar punën dhe të arriturat e stafit akademik dhe të studentëve të RIT Kosova (AUK), të cilët kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e standardeve të arsimit të lartë në Kosovë”.

Bytyqi thotë se ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me këtë institucion të arsimit të lartë, dhe se ka mirëpritur vullnetin e tyre për të dhënë komente në projektligjin për arsimin e lartë në Kosovë.

“Bashkë me presidenten e RIT Kosova (AUK) u pajtuam se ngritja e cilësisë në arsim është indikatori kryesor nga ku fillon zhvillimi dhe transformimi i një shteti”.

Të ngjashme