Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekologjisë, Shyqiri Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka çmuar lartë Epopenë e UÇK-së ku ka shkruar se kjo ngjarje, i rritë për çdo vit e më shumë heronjtë dhe dëshmorët tanë dhe ua përcjellë gjeneratave të reja emrin e Hamzës e Ademit dhe të familjes Jashari.
Postimi i tij i plotë:
Epopeja e UÇK-së bartë në vete zërin më të fuqishëm të historisë, atë të luftës për liri. Kjo ngjarje, i rritë për çdo vit e më shumë heronjtë dhe dëshmorët. Ua përcjellë gjeneratave të reja emrin e Hamzës e Ademit dhe të familjes Jashari, që i tregoi botës se e donim lirinë më shumë se gjithçka tjetër, se liria është e shenjtë dhe nuk e pranonim më jetën në Atdheun e robëruar.
Epopeja lavdisë dhe krenarisë tonë, do të jetojë përgjithmonë bashkë me emrat e heronjve që i dhanë liri Kosovës, i dhanë jetë të ardhmes!
Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!