Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, po merr pjesë në seminarin e XIV mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.
Në këtë seminar të financuar nga dy ministritë e arsimit, ku morën pjesë dhe ministrat e diasporës dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe në prani të qindra mësimdhënësve shqiptarë në diasporë ministri Bytyqi tha se janë duke dhënë kontribut të mirë për zhvillimin e mësimit në diaporë dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të MAShT-it për të vazhduar me mbështetje të pa rezervë, transmeton Ekonomia Online.
“Ministri Bytyqi përmendi edhe kurrikulën e përbashkët me Shqipërinë për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë që është nënshkruar muaj më parë dhe për mbështetjen që Ministria jep në ndarjen e librave në varësi të nevojave të shkollave të cilat e zhvillojnë mësimin plotësues në diasporë”, thuhet në një komunikatë për medie nga MAShT.
Ndryshe, ky seminar tashmë tradicional financohet nga dy ministritë e Arsimit dhe zhvillohet një vit në Kosovë dhe vitin pasues në Shqipëri.