Bytyqi pritet në takim nga presidenti i Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të vizitave në Washington DC, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është pritur nga Lorne W. Craner, president i Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga MAShT-i, në këtë takim është biseduar për shumë çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, si në rrafshin politik, e po ashtu edhe për dikastere të veçanta, veçanërisht në fushën e arsimit.

“Presidenti Craner ka një provojë të gjatë si ekspert i politikës së jashtme i cili ka shërbyer në diplomacinë dhe në politikbërjen gjatë tri mandateve presindeciale administrative.

Ai e ka filluar karrierën politike në Capitol Hill, si këshilltar i politikës së jashtme të kongresmenit Jim Kolbe dhe të senatorit John McCain, e po ashtu ka shërbyer si zëvendësndihmës sekretar i shtetit si dhe shumë pozita tjera kyçe në administratën e shtetit.

Craner ka qenë edhe president i Institutit Internacional Republikan për Demokraci në vitet 2004- 2014.

Në fund të takimit, Craner shprehu gatshmërinë e tij që të ndihmojë dhe përkrahë Kosovën në të gjitha reformat e filluara dhe reformat e reja ne sistemin arsimor, gjë për të cilën ministrii Bytyqi u shpreh mirënjohës dhe falënderues.

Ministri Bytyqi dhe Craner u dakorduan që të vazhdojnë komunikimin në funksion të përmirësimit të gjendjes në arsim në vendin tonë.

Të ngjashme