Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, me të cilën bisedoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin e arsimit.
Ministri Bytyqi, me këtë rast e ka falënderuar ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen që shteti kroat i ka dhënë Kosovës, si dhe për interesimin dhe gatishmërinë e Kroacisë për bashkëpunim.
Ministri Bytyqi, po ashtu, theksoi nevojën e hartimit të një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes dy vendeve, sidomos sa i përket shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve, por edhe shfrytëzimin e mundësive të bashkëpunimit përmes Erasmus +.
Ambasadorja Kapitanovic e falënderoi ministrin Bytyqi për angazhimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe tha se ky bashkëpunim është në interes të dy vendeve, ku më së shumti përfiton rinia.