Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim të përbashkët përfaqësuesit e USAID-it dhe UNDP-së, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e arsimit, si dhe ndikimin e këtij sektori në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Ministri Bytyqi ka falënderuar përfaqësuesit e këtyre dy organizatave të rëndësishme ndërkombëtare për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha nivelet e arsimit.
Ministri theksoi se, pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, MAShT nuk do të mund të arrinte të zhvillojë procese të rëndësishme për ngritjen e cilësisë në arsim. Megjithatë, ai theksoi se Kosova ende ka nevojë për mbështetjen e partnerëve, në mënyrë që të kemi një arsim të standardeve më të larta.
Duke folur për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe rolit të arsimit në këtë drejtim, ministri Bytyqi theksoi se janë bërë disa hapa. Por, ai theksoi se ende mbetet punë për të bërë, ndërsa theksoi se bashkërendimi i aktiviteteve me partnerët, do të sjellë rezultate më të mira sa i përket vetëdijesimit dhe parandalimit të kësaj dukurie, që mund të sjellë pasoja në shoqërinë kosovare, por edhe kudo në botë.
Drejtori i USAID-it për Kosovën, James Hope theksoi se bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit është i hershëm dhe i frytshëm. Ai tha se së bashku me këtë dikaster janë bërë punë të mira në arsim,ndërsa theksoi se së janë duke identifikuar fushat arsimore të cilat do të mbështeten me strategjinë e re 2023 .
Sa i përket parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm , drejtori Hope theksoi se sipas të dhënave, ka rënë numri i të rinjve të ekspozuar ndaj ekstremizmit , mirëpo theksoi se duhet të vazhdohet lufta e përbashkët për parandalimin e kësaj dukurie.
Me respekt,