Bytyqi: Rasti i sotëm tregon se komunikimi institucione -prindër nuk është në nivelin e duhur

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka komentuar rastin e sotëm në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë, ku mbeti e therrur një mësuese e kësaj shkolle.

Bytyqi tha se rasti i sotëm tregon se komunikimi institucione -prindër nuk është në nivelin e duhur.

Postimi i plotë:

I indinjuar nga lajmi tronditës i veprimit ekstrem në shkollën „7 Marsi“, shpreh vendosmërinë time dhe të MAShT për ta larguar dhunën nga shkollat tona!

Ky veprim ekstrem, nuk tronditi vetëm sistemin e arsimit, por edhe gjithë opinionin tonë. Dhuna nuk është, e as nuk do të lejojmë të bëhet as baza, as detyrimi i suksesit të askujt, as të fëmijëve, e as të personelit!

Rasti i sotëm tregon se komunikimi institucione -prindër nuk është në nivelin e duhur dhe se shkollat kanë nevojë për angazhimin real e të përhershëm.

Kërkoj nga gjithë sistemi arsimor të vëhet në krye të detyrave të tyre! Secili nga ne, qofshim personel a prindër, u detyrohemi gjeneratave që janë në bankat e shkollimit t‘u shërbejmë me punë e përkushtim dhe t‘iu bëhemi shembëllimi i edukatës e të mirës!

Thërras të gjitha organet përgjegjëse t‘i shkojnë deri në fund këtij rasti!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme