Bytyqi: Shkollat që mësojnë në gjuhën serbe vazhdojnë ta aplikojnë sistemin e Republikës së Serbisë

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 12:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ismajl Kurteshi e ka pyetur ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqin lidhur me shkollat në të cilat zhvillohet mësimi në gjuhën serbe: a ju vijnë raportet nga shkollat në gjuhën serbe, nëse po, a zbatohet ligji?

“Pavarësisht që në dokumentet e arsimit komuniteti zë një hapësirë të mirë dhe ka mundësi që të gjitha të drejtat e tyre të jenë të aplikueshme, deri më tani fatkeqësisht të gjitha shkollat të cilat mësojnë në gjuhën serbe vazhdojnë të aplikojnë sistemin e Republikës së Serbisë e jo të Kosovës.

“Është ngarkuar zëvendësministri Bajrush Cezari për t’u marrë me çështjen e komuniteteve, veçanërisht për shkollat që nuk janë të integruara në sistemin e Kosovës, ai është duke punuar në terren. Ka filluar nga pjesët jugore, sepse edhe në këtë pjesë nuk janë të integruar në sistemin e arsimit për të parë se cilat janë pengesat dhe cilat janë mundësitë në mënyrë që të gjitha komunitetet të integrohen në sistemin e Kosovës”.

“Po ashtu asnjë shkollë e cila mëson në gjuhën serbe, nuk raporton në MAShT, përveç komuna e Kamenicës që jep disa informacione, ndërsa raportet që kërkohen sipas ligjit, nuk kemi raporte që marrim deri më tani”.

Ministri i Arsimit është përgjigjur edhe në pyetjet e deputetes Arbërie Nagavci lidhur me anulimin e konkursit “Shkencëtari i vitit 2017 dhe shkencëtari i ri i vitit 2017”, raporton Ekonomia Online.

“Është anuluar konkursi për shkencëtarin e vitit për arsye se këshilli nuk ka qenë në përputhje me ligjin, është përbërë nga 8 anëtarë e ligji kërkon që të ketë 7 anëtarë”.

“Tani ne jemi duke i plotësuar në komisioniet e këshillit shkencor, sepse ka pasur zbrazëtira të mëdha në komisione dhe po ashtu komisioni shtetëror do të kalojë në formën e organizuar sipas ligjit me 7 anëtarë”.

“Ne nuk do të lejojmë të kemi anëtarë jashtëligjorë dhe po ashtu do të shpallet konkursi dhe do të jetë në fazën kur e parasheh edhe ligji. Për vitin e kaluar do të jetë e pamundur që të rishpallim konkurs”.

Të ngjashme