Nagavci bën thirrje që mësimdhënësit e nxënësit të vaksinohen, premton buxhet shtesë për bursa

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 08:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë thirrje për vaksinimin e mësimdhënësve, por edhe të nxënësve.

Kjo kjo sipas saj në mënyrë që të mundësohet që mësimi të vazhdojë me prezencë fizike.

“Në krahasim me dy vjetët e kaluara kur situata epidemiologjike ishte shumë më e rënduar, tani jemi dukshëm më mirë por natyrisht se vazhdon thirrja jonë për vaksinim të mësimdhënësve dhe të prindërve e qytetarëve ashtu siç e kanë aprovuar institucionet shëndetësore në mënyrë që të krijohen parakushtet që mësimi të bëhet me prezencë fizike për fëmijë”.

Madje, ministrja Nagavci tha se është planifikuar punësimi i 100 asistentëve për vitin 2022.

Ajo theksoi se me ndarja e bursave do të vazhdojë, duke garantuar edhe buxhet shtesë, raporton EO.

“Tashmë janë planifikuar punësimi i 100 asistentëve në vitin 2022. Është ndarë buxheti janë përcaktuar normat. Kam dërguar letër drejtorive komunale të arsimit në mënyrë që të sigurohet që punësimi i asistentëve të bëhet sipas kuotave që janë përcaktuar për secilën nga komunat”.

“Me bursa do të vazhdohet sipas planifikimit që është edhe në ndarje buxhetore. Këshilli shtetëror i cilësisë së arsimit vazhdon punën e vet. Është organ i cili është votuar dhe zgjedhur në kuvend dhe po vazhdon punën”, tha Nagavci.

Të ngjashme