Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në Ditën e Kushtetutës ka kërkuar që të respektohet maksimalisht ajo, sepse sipas tij vetëm duke respektuar Kushtetutën sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara.
Postimi i plotë:
Kushtetuta është dokumenti më i rëndësishëm i shteteve të pavarura. Sot njëmbëdhjetë vjet, edhe Kosova iu bashkua këtyre shteteve me këtë dokument, i cili garanton respektimin e vlerave universale të botës demokratike.
Ta respektojmë maksimalisht Kushtetutën tonë, sepse kështu sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara!
Urime Dita e Kushtetutës!