Bytyqi uron ShBA-në: Amerikanët mbesin shembulli më i mirë i demokracisë në botë

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka uruar popullin amerikan me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, raporton Ekonomia Online.

Ai ka falënderuar ShBA-në për ndihmën e pakursyer për Kosovën, për liri dhe ndërtim të shtetit.

Bytyqi ka thënë se amerikanët mbetën shembulli më i mirë i demokracisë në botë.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të madhe feste për Ditën e Pavarësisë së ShBA-ve, shprehim falënderimin tonë, si gjithmonë, sepse jemi njerëz të lirë, falë mikut dhe aleatit tonë të fuqishëm në luftën për liri dhe në ndërtimin e shtetit.

Amerikanët mbeten shembulli më i mirë i demokracisë në botë dhe shtytja kryesore e avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Amerikë! 🇺🇸🤝🇽🇰

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme