Bytyqi viziton “Përparimin” dhe SOS Fshatin, shpërndan dhurata e premton mbështetje

Prishtinë | 29 Dhj 2017 | 14:56 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar sot Qendrën Burimore “Përparimi” dhe SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë.

Me këtë rast, kreu i MAShT-së premtoi mbështetje më të madhe për institucionet për edukim, në mënyrë që fëmijëve të këtushëm t’iu krijohen kushte më të mira për edukim e jetesë.

Ministri Bytyqi iu shpërndau dhurata fëmijëve me rastin e festës së Vitit të Ri.

Drejtoresha e Qendrës Burimore” Përparimi”, tha se ndonëse ndihma nga donatorët nuk mungon qendra që ajo drejton ka nevojë për mbështetje të institucioneve.

Për të parë nga afër kushtet problemet me të cilat ballafaqohet SOS fshati i fëmijëve, ministri i MAShT-së u takua edhe me drejtoreshën e SOS fshatit Mezahate Salihu.

Ajo falënderoi ministrin për dhuratat dhe vizitën që iu bëri fëmijëve, duke thënë se SOS fshati është një familje e madhe. Edhe Salihu theksoi nevojën për mbështetje nga institucionet.

Image may contain: christmas tree, sky and outdoor

Të ngjashme