Mbrojtësi i Fiorentinës, Martin Caceres ka thënë se kishte koronavirusin për dy muaj pa e ditur.
Reprezentuesi i Uruguait ka treguar në Instagram se ishte në karantinë për shkak të simptomave.
“Pa e ditur, kisha virusin në trupin tim për 60 ditë. Kisha simptome nga 8 deri më 15 mars. Gjatë stërvitjeve në shtëpi, ndjeva diçka në mushkëritë e mia. Më thanë të qëndrojë në karantinë dhe se do të largohet për 20 ditë. Ndoshta virusi ka rënë në dashuri. Dje, dola negativ pas testeve në strisho. Jam si i ri”, ka thënë Caceres.