Çaçiq: Tifozët, lojtari i 12-të i Kosovës

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 13:12 | Nga

Trajneri i kombëtares së Kroacisë në futboll, Ante Çaçiq në prag të përballjes me Kosovën ka thënë se pret një atmosferë frymëzuese në “Loro Boriçi” nga tifozët kosovarë, që sipas tij do të jenë lojtari i 12 për Kosovën.

Më 6 tetor Kosova e pret në “Loro Boriçi” të Shkodrës kombëtaren kroate, për ta zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese për Botëror, si vendas.

“Për Kosovën kjo është ndeshje historike, por pavarësisht se luan në Shqipëri, luan para tifozëve të vet dhe kjo do të jetë një ndeshje shumë frymëzuese. Jam shumë i bindur për një ambient shumë futbollistik dhe se do të mbisundojë gjithë atë që mikpritësi shtron para nesh dhe që me disponim të shkojmë për në Finlandë. Kosova ka zhvilluar lojë të mirë në Finlandë, madje ka mundur ta fitojë, por Kroacia në këtë moment është para kundërshtarëve. Po qemë seriozë dhe të përqendruar, nuk dyshoj se do të zhvillojmë lojë të mirë dhe të marrim rezultat të mirë. Jam i sigurt se tifozët e Kosovës do të jenë lojtari i dymbëdhjetë i përfaqësueses së tyre, por kjo edhe për lojtarët tanë do të jetë atmosferë frymëzuese”, ka thënë Çaçiq.

Të ngjashme