Amir Rrahmani e nis furishëm pjesën e dytë, shënon për epërsinë e dyfishtë të Napolit

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Amir Rrahmani ka realizuar gol në ndeshjen e Napolit kundër Salernitanas në Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka realizuar për 3:1 në minutën e 47-të të takimit.

Rrahmani u asistua nga Mertens, ndërsa nga afërsia nuk e pati fare të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Ndryshe, Rrahmani është në fushë nga minuta e parë, ndërsa ka fituar me kohë besimin e trajnerit Spalletti për një vend në formacionin bazë të Napolit këtë edicion.

VIDEO 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme