Ky është ish-sulmuesi që pritet ta zëvendësojë Agueron te Barcelona në afatin e janarit

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Sipas raportimeve në Argjentinë, ish-sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani nuk është i gatshëm të bashkohet me Juventusin, ndërsa përgatitet të transferohet në Barcelonë, ku do të zëvendësojë Sergio Agueron.

Cavani sheh se kontrata e tij me Manchester United skadon në fund të sezonit dhe me Juventusin në kërkim të një sulmuesi të ri në janar, ndërkombëtari uruguaian është lidhur me një lëvizje në Torino.

Megjithatë, sipas ‘TyC Sports’ në Argjentinë, Cavani është i vendosur t’i bashkohet Barcelonës në afatin kalimtar të janarit.

34-vjeçari dëshiron të largohet nga Old Trafford gjashtë muaj para skadimit të kontratës dhe është gati të paketojë valixhen gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Boca Juniors zhvilloi bisedime me ish-yllin e Napolit, por Barcelona është opsioni numër 1 i tij.

Katalanasit kanë nevojë për një qendërsulmues të ri pas tërheqjes së Sergio Agueros nga futbolli për shkak të problemeve me zemër.

Shoku i skuadrës së Cavanit, Anthony Martial thuhet se është i hapur për t’u bashkuar me Juventusin në huazim në janar, por bardhezinjtë monitorojnë gjithashtu Mauro Icardin, Gianluca Scamacca dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme