Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron rënie drastike të temperaturave

Prishtinë | 24 Nën 2026 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në ditët në vijim, me depërtimin e disa valëve të ajrit të ftohtë që pritet të ndikojnë në motin në vend.

Sipas Rugovës, masa e para e ajrit të ftohtë ka depërtuar gjatë ditës së sotme, ndërsa ndikimi i saj pritet të vazhdojë edhe nesër. Më pas, mbi vend pritet të instalohet presion i lartë atmosferik.

Megjithatë, ndryshimi më i theksuar i motit pritet drejt fundit të javës, kur një ciklon tjetër do të depërtojë në rajon, duke sjellë një valë të re të ajrit të ftohtë.

“Masat e ftohta ajrore vetëm që kanë depërtu ditën e sotme dhe po pritet edhe ditën e nesërme, faza e dytë është mandej këto fushat dhe presioni i naltë që po instalohet mbi vend… Mirëpo mandej t’u shku kah fundjava po pritet që një ciklon tjetër me depërtu… që me gjasë me kalimin e tij është faza e tretë që vijnë masa pak më të ftohta polare, me gjasë prej Siberisë dhe pritet me pasë ramje më drastike të temperaturës” – ka deklaruar Rugova nw KlanKosova.

Të ngjashme