Cagliari gjithmonë e më afër Pjacas

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Cagliari është afër që ta mbyll marrëveshjen për huazimin e mesfushorit sulmues të Juventusit, Marko Pjaca.

Kroati nuk ka pasur karrierën që është pritur në Torino, pasi ka pësuar dy lëndime të rënda në gju në vitet 2017 dhe 2019.

Ai iu bashkua me Juven në vitin 2016 për 23 milion euro nga Dinamo Zagreb, por nuk ka arritur të ketë karrierë te Juve.

Ai kishte huazim te Schalke 04 dhe Fiorentina, por nuk luajti shumë, ndërsa këtë sezon Pjaca bëri vetëm një paraqitje 15-minutëshe në Kupën e Italisë për Zonjën e Vjetër.

Tuttomercatoweb shkruan se një marrëveshje huazimi mes dy klubeve është afër, dhe Cagliari do të ketë mundësi blerje nëse kroati bën përshtypje në Sardenjë.

Pjaca shënoi vetëm një herë për Juven dhe atë në Ligën e Kampionëve kundër Portos

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme