Çaji me ananas dhe kanellë për të humbur peshë

Prishtinë | 16 Dhj 2024 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Ekzistojnë shumë çajra pastrues dhe antioksidues që fuqizojnë efektet e dietës kur dëshironi të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme.

Duke kombinuar vetitë e bimëve, erëzave dhe frutave të caktuara, mund të përmirësoni aktivitetin tuaj metabolik.

Pra, një çaj bimor për dietën tuaj promovon mirëqenien, detoksifikon dhe ndihmon për të përdorur më mirë energjitë.

Çajrat nuk i djegin yndyrat në mënyrë magjike dhe nuk i shërojnë sëmundjet, por ofrojnë një mbështetje të vlefshme për trupin tuaj.

Mes recetave të ndryshme në dispozicion, kemi zgjedhur një mënyrë interesante për të eliminuar toksina dhe ruajtur linjat.

Po sikur ta provoni? Përfshijeni në dietën tuaj dhe përfitoni plotësisht prej këtij çaji.

Të gjithë përbërësit e këtij çaji kanë veti detoksifikuese. Pasi asimilohen nga organizmi, ata e stimulojnë atë për të eliminuar mbeturinat; ky është një hap para në humbjen e peshës.

Së bashku me kanellën dhe ananasin, përdoret edhe çaji i gjelbër. Kjo pije rekomandohet shumë kur bëhet fjalë për humbjen e peshës dhe centimetrave, shkruan Living.al.

Kanella është një erëzë me veti të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore. Përmban vajra esenciale, taninë dhe mucigalin, përbërës aktivë që mbrojnë nga veprimi negativ i radikaleve të lira.

Kanella ndihmon në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak, optimizon funksionet metabolike dhe përmirëson përdorimin e sheqernave si burim energjie.

Ananasi i jep një shije të mrekullueshme çajit. Kombinohet thjesht me përbërësit e tjerë dhe përmban vitaminë A dhe C.

Përmban gjithashtu bromelinë, një enzimë me efekte antioksiduese dhe tretës, nxit pastrimin e gjakut dhe humbjen e peshës.

Çaji i gjelbër është një bimë shumë e shëndetshme. Detoksifikon dhe na ndihmon të humbim peshë, ndërkohë që antioksidantët e gjendur në të mbrojnë qelizat nga veprimi i radikaleve të lira.

Si përgatitet ky çaj?

Përbërësit:

250 ml ujë

1 lugë kafeje çaj i gjelbër

½ lugë kafeje kanellë pluhur

1 fetë ananas

1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

Si fillim, vendosni ujin të ziejë. Kur të marrë valë, shtoni kanellën pluhur. Më pas uleni nxehtësinë dhe shtoni çajin e gjelbër.

Lëreni në zjarr për 2-3 minuta të tjera. Prisni ananasin në copa të vogla. Kur çaji të jetë gati, kullojeni dhe shtoni copat e ananasit. Lëreni të pushojë 10 minuta dhe pijeni të ngrohtë.

Konsumi:

Pijeni këtë çaj në mëngjes ose kur ndjeni uri. Mund ta pini maksimumi dy herë në ditë. Është një çaj që mund ta pijë kushdo, edhe nëse nuk jeni nën një regjim apo kushte shëndetësore të caktuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme