Zgjidhje të lehta: Në shenjën e parë të dhimbjes së kokës pini një gotë të madhe të ujit. Nëse nuk ndihmon, provoni mjetet natyrale si ushqimi i pasur me acidet yndyrore omega-3.
Dhimbjen e kokës mund ta ndalë çaji i rozmarinës. Derdhni një filxhan uji të vluar mbi një lugë bime të tharë, lëreni ta absorbohet 10 minuta, kullojeni dhe pini, transmeton koha.net.
Ilaç shumë efikas është çaji nga xhenxhefili, i cili mund të jetë efikas edhe kundër migrenës dhe të përzierave. Thjesht derdheni filxhanin me ujë të nxehtë përmbi gjysmë luge xhenxhefili të imtësuar, lëreni të ftohet dhe pini. Ndonjëherë dhimbjen e kokës mund ta frenoni ashtu që të pini një gotë të madhe uji të zakonshëm, sepse një pjesë e mirë e dhimbjes së kokës shkaktohet si pasojë e dehidrimit, respektivisht mungesës së lëngjeve.
Te dhimbjet e kokës nga tensioni vendosni një kompresë të nxehtë në ballë ose mbrapa kokës. Nxehtësia do të relaksojë muskujt e asaj pjese. Pas aplikimit të kompresës së nxehtë (ose në vend të saj mund të vëni kompresë të ftohtë në ballë. Mbështillni disa copa akull në peshqir ose leckë. Ftohtësia tkurr enët gjakut dhe ato nuk do të bëjnë presion në nervat e ndjeshme. Ose zhytni duart në ujë të ftohtë derisa mund të përballoni. Derisa i keni duart e zhytura në ujë, vazhdimisht ngjeshni dhe shtrini gishtat. Kjo vepron me parimin e njëjtë si vënia e akullit.
Parandalojeni dhimbjen e kokës
Hani në intervale të caktuara kohore, sepse rënia e sheqerit në gjak mund të shkaktojë dhimbjen e kokës. Hani edhe ushqim të pasur me acidet yndyrore omega-3 – peshk ose fara të lirit. Të paktën çdo të dytën ditë ushtroni lehtësisht gjysmë ore, ngisni biçikletën ose bëni një shëtitje.
Dushi i nxehtë për këmbët
Futja e këmbëve në ujë të nxehtë do ta lehtësojë dhimbjen e kokës. Me tërheqjen e gjakut në këmbë, dushi i nxehtë për këmbët do të zvogëlojë presonin në enët e gjakut të kokës. Tek dhimbjet e kokës me të vërtetë shtoni pak pluhur të mustardës në ujë.
Me gishta kundër dhimbjes së kokës
Provoni akupresurën. Me lëvizje të forta rrethore bëni masazh në pjesën e lëkurës në mes gishtit të madh dhe atij tregues. Bëni masazh për disa minuta, pastaj ndërroni duart dhe përsëriteni veprimin derisa nuk kalon dhimbja e kokës.
Krijoni atmosferë të këndshme
Shmangni freskuesit industrial të ajrit, aromat e forta dhe parfumet. Të gjitha këto mund të nxisin dhimbje të kokës. Dhimbje të kokë mund të nxisin edhe alergjenët nga mjedisi, si pluhuri dhe polemi, prandaj mundësojani vetes një fshesë kualitative elektrike me filtrim HEPA. Të dobishëm janë edhe larguesit e lagështisë së ajrit sepse dëmtuesit shumohen lehtë në mjedis të lagësht.